LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Projektligji për shërbimin e jashtëm, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm

Gërvalla: Projektligji për shërbimin e jashtëm, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz është duke raportuar sot para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme.

Gërvalla në fjalën hyrëse ka paraqitur planin e punës të ministrisë që ajo udhëheq.

Gërvalla ka theksuar se një nga projektligjet e shumta që ka hartuar kjo ministri është edhe projektligji për shërbimin e jashtëm.


Ministrja ka theksuar se ky projektligj është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.

“Është hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për avancim të mëtejmë të shërbimit të jashtëm. Me hartimin e këtij projektligji do të bëhen reforma lidhur me shërbimin e jashtëm të Kosovës”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se ky projektligj mundëson krijimin e një shërbimi të jashtëm profesional.

“Projektligji përcakton edhe ndryshimet thelbësore në strukturën e brendshme organizative të MPJD-së. Ky ligj mundëson krijimin e një shërbimi të jashtëm profesional…”, u shpreh Gërvalla.

Gërvalla theksoi se afati i paraparë për dërgim dhe miratim në qeveri të këtij projektligji është 20 shtatori 2021. /Telegrafi/