LAJMI I FUNDIT:

Thesaret marramendëse që zotëron familja mbretërore britanike!

Thesaret marramendëse që zotëron familja mbretërore britanike!

Nga gurët e çmuar të kurorës, tek pikturat e mjeshtërve të mëdhenj, vezët Faberge e madje edhe pulla të rralla, familja mbretërore britanike zotëron disa thesare vërtet të mëdha.

Duke nisur nga skeptri me kryq, padyshim një prej objekteve më me vlerë të koleksionit, i cili i paraqitet monarkëve gjatë kurorëzimit. Me peshë mbi 1 kg, ai ka qenë në përdorim që nga viti 1661 por u transformua në 1910 me shtimin e diamantit Cullinan I, diamanti më i madh me prerje të pastër në botë, që llogaritet në 530,2 karat dhe vlerësohet të ketë një vlerë prej $ 495 milionë.

Diamanti Cullinan, që ishte 3.106 karat në gjendjen e tij të papërpunuar, u zbulua në vitin 1905 në një minierë të Afrikës së Jugut dhe iu paraqit Mbretit Edward VII si një dhuratë. Ai u pre në nëntë diamante, më i madhi prej të cilëve ndodhet në Skeptrin me Kryq dhe në Kurorën e Shtetit Perandorak. Diamante III dhe IV, me  përkatësisht 94,4 dhe 63,6 karat, u kthyen në një karficë zbukurimi, vlera e të cilës shkon në $ 96.5 milion (78 milion £). Në total, Jewelet e Kurorës vlerësohet të jenë me vlerë rreth 6.19 miliardë dollarë (5 miliardë)


Kurora Shtetërore Perandorake e George I, e bërë në vitin 1714 zëvendësoi atë të Charles II. U përdorën disa prej xhevahireve të kurorës së vjetër, duke shtuar 265 perla të reja, 160 diamante, gjashtë smeraldë dhe dy safirë.

Vetëm kurora e mbretëreshës Elisabetë ka 2,800 diamante, përfshirë Koh-i-Noor me 105 karat dhe është kurora e vetme e Crown Jewels që është bërë prej platini.

Koleksioni i kurorave më vetë është i madh, por ka edhe objekteve të tjera të çmuara që e bëjnë të jashtëzakoknshme pasurinë e mbretërve britanike. Janë legjendare 50 vezët e Pashkëve që argjendari Carl Fabergé krijoi për carin e fundit tus, Nicholas II, që t`ia dhuronte të shoqes. Tani tre prej tyre janë pjesë e koleksionit mbretëror britanik.

Njëra, e quajtur, veza Mozaiku, përbëhet nga diamante, rubinë, topaz, safirë, garneta, perla dhe smeraldë dhe përmban një medalion ‘surprizë’ brenda, me portretet e pesë fëmijëve të Nicholas dhe Alexandra. Një vezë e tillë Perandorake llogaritet të vlejë sot 25.7 milion dollarë (20 milion). Koleksioni përmban vec të tjerash edhe krijimeve të mjeshtrave më të mëdhenj të pikturë si Cimabue, Caravaggio, Bruegel e Rembrandt. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Kalo në kategori