LAJMI I FUNDIT:

Numri i vdekjeve nga COVID-19, Zemaj e Kollçaku përplasen në Komision

Numri i vdekjeve nga COVID-19, Zemaj e Kollçaku përplasen në Komision

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Komisionin për Shëndetësi, tha se është ngritur dyshimi për mos raportimin e numrave të të vdekurve, duke thënë se kjo përbën skandal.

Ai ka kërkuar të dijë se çfarë lloje të testimeve po raportohen në statistikat e testimeve për COVID-19.

“Cilat lloje çfarë lloje të testimeve janë duke u raportuar, PCR, serologjik, Antigen, Rapid. Cilat janë duke u raportuar si statistika zyrtare. Rastet e vdekjeve, nëse kjo saktësohet që po e thotë deputeti Bekim Haxhiu, qe pacientët postCovid si pasoj e Covid kanë përfunduar me fatalitet dhe fshihet ky numër, ky është mashtrim. Nëse ata pacientë kanë qëndruar 6 javë të shtrirë në spital, duhet të raportohen.  Nëse raportohet se një pacient është shtrirë dhe nuk është evidentuar që pas dy jave ka vdekur atëherë kjo është mashtrim”, tha Zemaj, raporton EO.


Kurse kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, tah se i Zemaj po hedh dyshime mbi stafin shëndetësor.“Ju po hidhni dyshime te stafi shëndetësor, në vend që të gëzoheni që nuk ka pasur raste të vdekjes”.

Haxhi Avdyli deputet i VV-së tha se ky është debat jo etik.

“Nuk duhet të merremi me keqpërdorimin e njerëzve që kanë humbur jetën dhe kjo punë është e profesionistëve shëndetësor. Nëse një rast ka pasur Covid para disa muajve ajo është çështje që duhet të diskutohet dhe të gjendet shkaktari i vdekjes dhe jo deputeti. Ky debat është shumë shqetësues për gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Është e tepërt që përmes rasteve të bëjnë politik. Është e nevojshme të rishikohen këto ligje. Është e pamundshme që ligjin për sëmundje ngjitëse ta kemi brenda korrikut. Vdekja në QKUK edhe në rastet e rënda vjen edhe nga sëmundje të tjera”, tha Avdyli.

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori