Drejtorët e shkollave thonë se po të ofroheshin kushte më të mira, atëherë edhe kërkesat për shkolla profesionale do të ishin më të mëdha.
Statistikat tregojnë se nxënësit kosovarë më shumë drejtohen në gjimnaze se në shkolla profesionale.
Numri i vogël i të diplomuarve në këto shkolla po detyron bizneset që të kërkojnë punëtorë edhe jashtë vendit.
Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Komisionin Parlamentar për Arsim i është kërkuar që të bëjë më shumë për këto shkolla, por që vet Nagavci thotë se e kanë prioritet këtë çështje.
“Ne synojmë që të përmirësojmë gjendjen në arsimin dhe aftësimin profesional, qoftë me programe, kurrikula e sidomos me programet e praktikës”, deklaroi Nagavci.
Por drejtori i Shkollës Teknike në Pejë, Arben Gjikolli, thotë se shkollat profesionale kanë nevojë për kushte më të mira në mënyrë që edhe nxënësit me nota të mira të shkojnë në këto shkolla.
“Nëse krijohen kushte më të mira në shkollat profesionale, besoj se edhe nxënësit me mësim nxënie shumë të mirë ose të shkëlqyeshme do të synojnë këto shkolla”, deklaroi Gjikolli për RTV Dukagjinin.
Ndërsa Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol kritikon planin qeverisës që prek pjesën e shkollave dhe tregut të punës, përcjell Telegrafi.
“Qeveria ka dhënë mesazhin se do ta krijojë një kurrikulë të veçantë që i përgjigjet kërkesave të punës, mirëpo mekanizmat për ta bërë atë janë shumë problematik pasi arsimi i lartë është i pavarur. Pra universitetet janë ato që duhet të ofrojnë programe shkollimi varësisht nga kërkesat e tregut të punës. Nuk duhet të jetë qeveria ajo që bënë këto propozime”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City