LAJMI I FUNDIT:

Punonjësja e Kryqit të Kuq që u filmua duke përqafuar dhe qetësuar emigrantin e lodhur afrikan, thotë se është “vërshuar” nga komentet fyese

Punonjësja e Kryqit të Kuq që u filmua duke përqafuar dhe qetësuar emigrantin e lodhur afrikan, thotë se është “vërshuar” nga komentet fyese

Punonjësja e Kryqit të Kuq e cila u filmua duke përqafuar dhe munduar ta qetësojë emigrantin e lodhur senegalez me të shkelur në tokën e Spanjës pas udhëtimit të gjatë nga Afrika, ka bërë të ditur se është duke u ofenduar dhe kërcënuar në internet nga persona të ndryshëm.

Luna Reyes, 20-vjeçe, me pamjet e saj u bërë virale kur gazetari i Reuters e filmoi duke përqafuar burrin që kishte arritur në Spanjë, transmeton Telegrafi.


Ai ishte një prej 8.000 emigrantëve që janë futur në territorin e Spanjës. Ata marrin rrugën drejt Evropës duke shpresuar për një jetë më të mirë.

Reyes që punon si vullnetare për Kryqin e Kuq që nga marsi si pjesë e studimeve të saj, ka thënë për mediat lokale se i ishte afruar burrit për t’i ofruar një shishe me ujë, por ai kishte shpërthyer në lot duke u hedhur në përqafimin e saj.

“Ai po qante, më përqafoi sepse ishte shumë i lodhur dhe mërzitur”, ka thënë ajo për The Guardian.

Prej asaj kohe, videoja ka fituar vëmendje në Spanjë, duke shkaktuar pakënaqësi tek një grup i caktuar që nuk ishin pro veprimit të saj.

Kështu Reyes u detyrua që llogaritë e saj në rrjete sociale t’i bëjë private, pasi u bë cak i seksizmit dhe racizmit nga persona të ndryshëm, madje edhe nga një grup i përkrahësve të djathtë spanjoll ndryshe e njohur si partia Vox.

Por figura politike, aktorë e këngëtarë i kanë dalë menjëherë në ndihmë, duke dënuar gjuhën raciste të shumë personave që e ofendonin, në veçanti kur e kuptuan se Reyes është në lidhje me një të ri me ngjyrë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Kalo në kategori