LAJMI I FUNDIT:

Tesla paralajmëron prodhimin e veturës më të shpejtë serike, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për dy sekonda

Tesla paralajmëron prodhimin e veturës më të shpejtë serike, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për dy sekonda

Kompania amerikane Tesla ka paralajmëruar prodhimin e veturës më të shpejtë, që sipas pronarit të kësaj kompanie do të jetë vetura më e shpejtë në botë.

E pas më shumë se një viti pritje, është bërë e ditur edhe ku do të prezantohet Tesla Model S Plaid, transmeton Telegrafi.

Sipas një postimi të Elon Musk, kjo do të ndodhë në selinë e Teslas në Kaliforni gjatë 3 qershorit.


Edhe pse Telsa Model S Plaid do të duhej të ishte “vetëm” një vetura me shpejtësi të madhe që lëviz nëpër pistë, Musk ka paralajmëruar se si do të jetë vetura më e shpejtë serike që ndonjëherë është prodhuar.

Nuk dihet nëse e ka seriozisht, apo vërtetë Tesla planifikon të prodhoj dhe prezantoj veturën që do të lëviz me mbi 430 kilometra në orë.

E shpejtësia nga 0-100 kilometra në orë do të mund të arrihet për vetëm dy sekonda (2.1), që e fut në listën me veturat më të mira sportive.

Mund të numërojmë me gishta të dorëz modele të veturave që kanë “aftësi të tillë” për arritjen e shpejtësisë nga 0-100 km/h për vetëm dy sekonda.

Kujtojmë që Plaid në treg vjen me një çmim prej 119.000 dollarë, dhe kjo nuk është e tëra, sepse për vetëm 149.900 dollarë, blerësit mund të marrin Plaid+ me performanca më të mira. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

Auto
Një Volkswagen Golf

Një Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani

Auto
Publikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025

Publikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025

Auto
Kia Soul “fluturon” pasi goditet nga rrota që shkëputet nga Chevrolet Silverado – kamera në Tesla filmon aksidentin si në filma

Kia Soul “fluturon” pasi goditet nga rrota që shkëputet nga Chevrolet Silverado – kamera në Tesla filmon aksidentin si në filma

Auto
Xpeng prezanton klonin e Tesla Cybertruck - SUV-i është i pajisur gjithashtu me një fluturake personale

Xpeng prezanton klonin e Tesla Cybertruck - SUV-i është i pajisur gjithashtu me një fluturake personale

Brenda interiorit të mini-furgonit të Volvo-s, EM90 – “një dhomë ndenjeje skandinave në lëvizje”

Brenda interiorit të mini-furgonit të Volvo-s, EM90 – “një dhomë ndenjeje skandinave në lëvizje”

Kalo në kategori