LAJMI I FUNDIT:

Dedaj vazhdon të kundërshtojë vendimin e Osmanit për shkarkim, thotë se Kushtetua dhe Ligjet nuk duhet shkelur nga askush

Dedaj vazhdon të kundërshtojë vendimin e Osmanit për shkarkim, thotë se Kushtetua dhe Ligjet nuk duhet shkelur nga askush

Diplomati Gjergj Dedaj është duke vazhduar të kundërshtojë vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkarkim nga pozita e ambasadorit në Maqedoninë e Veriut.

Dedaj ka thënë se Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës nuk duhet të shkelen dhe as nuk personalizohen, transmeton Telegrafi.

“Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës janë Bibla dhe Kurani i shoqërisë kosovare, pare së cilave do të duhej të ishim të gjithë të pafuqishëm. Këto nuk shkelen dhe as nuk personalizohen, asnjëherë dhe askush, duhet të qëndrojmë pa lëkundur, në respektimin e saktë të tyre”, thotë në reagimin e tij Dedaj.


Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka dekretuar lirimin nga detyra e ambasadorit Gjergj Dedajn, që në këtë pozitë ishte emëruar nga ish-Presidenti Hashim Thaçi në tetor 2018.

Pas shkarkimit të Gjergj Dedajt, burri i presidentes Osmani udhëheq me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni
Lexo po ashtu Pas shkarkimit të Gjergj Dedajt, burri i presidentes Osmani udhëheq me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni

Me shkarkimin e Dedajt nga postimi i ambasadorit në Shkup, Ambasada e Kosovës ka mbetur pa shef të misionit.

E zëvendës shef i misionit në vendin fqinj të Kosovës është Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Osmani.

Me largimin e Dedajt nga ambasada, shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni në cilësinë e të ngarkuarit të përkohshëm me punë është bashkëshorti i Presidentes Osmani.

Përveç Dedajt, Osmani ka shkarkuar edhe 12 ambasadorë tjerë të cilët ishin emëruar politikisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori