LAJMI I FUNDIT:

Ministri Sveçla pritet në takim nga homologu i Shqipërisë, flasin për funksionimin e marrëveshjes kufitare mes dy vendeve

Ministri Sveçla pritet në takim nga homologu i Shqipërisë, flasin për funksionimin e marrëveshjes kufitare mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me delegacionin e tij zhvilloi dje një takim zyrtar me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi ku diskutuan për funksionimin e marrëveshjes kufitare mes dy vendeve, mundësinë e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit dhe çështje të tjera me interes të të dy vendeve.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim u bisedua gjithashtu edhe për intensifikimin e bashkëpunimit policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafikimit në të dyja anët e kufirit, si dhe koordinimin për çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të dy vendeve.

Po ashtu pjesë e diskutimit ishte dhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë. /Telegrafi/