Avokati i Popullit publikoi Raportin ‘Ex officio’ në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë, pasi Udhëzimi aktual nuk është i qartë, konciz dhe nuk janë në pajtim me parimet bazë për barazi, gjithëpërfshirje dhe zhvillim të gjithanshëm të personalitetit të fëmijëve.
Avokati i Popullit vërejti se kërkesa për kontratën e punësimit tё prindërve, e vendosur nga disa komuna gjatë publikimit tё konkurseve për pranim në institucione parashkollore, si dhe vërejtja e tyre se aplikimet pa këto dokumente nuk do tё shqyrtohen është në kundërshtim më Udhëzimin Administrativ Nr. 19/ 2016. Për më shumë ky kriter nuk është në pajtim me parimin e ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike.
“Avokati i Popullit thekson se pas analizimit të legjislacionit përkatës në fuqi dhe rrethanave të rastit vlerëson se Udhëzimi Administrativ Nr. 19/ 2016 (MASHT) për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë nuk është i qartë, konciz dhe se normat përkatëse të tij janë kundërthënëse, nuk kanë konsistencë si dhe nuk janë në pajtim me parimet bazë dhe autorizimet që dalin nga Ligji për Edukimin Parashkollor dhe me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, siç janë: barazia, gjithëpërfshirja dhe zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit të fëmijëve”.
Avokati i Popullit konstaton se kërkesa për prindërit që të paraqesin kontratat e punës për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore është diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit.
Udhëzimi në fjalë nuk ofron siguri juridike, alternativa tё qarta dhe tё përballueshme pёr fëmijët me dëmtime tё rënda, nё mënyrë qё ata t’i gëzojnë tё njëjtat tё drejta si tё gjithë fëmijët e tjerë, më specifikisht tё drejtën e fёmijёve pёr arsim, për mos diskriminim dhe për interesin mё tё mirё tё tyre.
Avokati i Popullit gjithashtu vërejti se vendosja e këtij prioriteti nga disa komuna ka ardhur nga mungesa e kapaciteteve dhe e burimeve pёr ta akomoduar numrin e madh tё aplikimeve me gjithë vullnetin e tyre pёr t’i pёrfshirё tё gjithё fёmijёt pa dallim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025