Deputeti Enver Dugolli, njëherit shok burgu me kryeministrin, Albin Kurtin, ka folur sot lidhur me trajtimin e shefit aktual të Qeverisë së Kosovës, dikur në burgjet e Serbisë.
Dugolli deklaroi se atëbotë, për Albin Kurtin, kishte dëgjuar për herë të parë në burgun e Lipjanit, gjatë një torture të cilën sipas tij ia kishin bërë brenda qelisë, njofton Klan Kosova.
”Kryeministrin [Albin] Kurti së pari herë pata rast ta shoh në burgun e Nishit. Por për të pata dëgjuar edhe më herët për shkak se ishte në Organizatën Studentore që i prin protestës së 1 tetorit, që ishte bashkë me vëllain tim, mirëpo unë nuk e kisha takuar ndonjëherë Albin Kurtitn, por isha shumë kurioz ta shihja. Për Albin Kurtin së parin herë dëgjoj në burgun e Lipjanit, por nuk e shihja dot sepse ishim të ndarë, të mbyllur në dhoma të ndryshme”, tha Dugolli për Klan Kosova.
”Më kujtohet një moment që ende më godet në kokë, një situatë e cila na mbërtheu të gjithëve aty në burgun e Lipjanit: Ishte 9 qershori, nata kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, që i jepte fund luftës në Kosovë, dhe ne nuk dinim asgjë se ç’po ndodhte. Po dëgjonim ca krisma, ca të shtëna armësh të pazakonshme, më shumë se të tjera herë”.
”Dhe ne për një moment erdhën na lidhën me duar prapa, me disa pranga plastike që futen në mish – dhe besoj që kush i ka provuar, mos i provoftë asnjë njeri normal ato, pasi shkaktojnë dhimbje të jashtëzakonshme, ashtu na lanë të lidhur pa na treguar ç’po bëjnë. Por, përkundër dhimbjes së madhe që ndjenim në duart tona të lidhura, ashtu që ishim krejt të paralizuar, filloi një rrahje në një dhomë më tutje, një rrahje e pandërprerë , dëgjohej një rrahje e pazakontë. Goditshin gardianë e njerëz të tjerë që nuk i shihnim por që e dinim se dikënd janë duke u torturuar”.
”Deri një kohë dëgjohej një zë një klithmë, por dikur edhe ajo u shua, nuk dëgjohej asnjë zë tjetër përveç goditjeve që nuk dinin të pushonin”.
”Tek pasi jemi transferuar në burgun e Nishit, kemi marrë vesh se ajo torturë çnjerëzore, ajo rrahje që ende e kam në kokë, që kthen kujtesën time të asaj kohe, ishte Albin Kurti, ai i cili ishte torturuar pamëshirshëm me orë të tëra”.
Dugolli mes tjerash tha se gjithë këtë ngjarje ia tregoi vet Albin Kurti kur u takuan në Nish, njofton Klan Kosova.
”Më pas kur jam takuar me Albinin, në burgun e Nishit, më ka treguar por jo vetëm ai, por edhe të tjerët që kanë qenë aty afër tij”.
”Ne kemi qenë në Lipjan, por nuk jemi pa, nuk ishim në një qeli. Por, mësuam që ai që ishte rrahur ishte Albin Kurti”.
”E më tregoi Albin Kurti kur takohemi në burgun e Nishit, që për një moment e kanë lënë gati të vdekur, për shkak se rrahjet kanë qenë aq të mëdha, aq brutale, sa që iu është vështirësu edhe frymëmarrja”.
”Për shkak se ka qenë i enjtur në gjoks dhe për një moment thotë se ”gati isha në kolaps, por rastësisht vjen një gardian aty që dukej si më shpirtmirë”, dhe i lë pak derën hapur që të krijon rrymim të ajrit – dhe i vije pak shpirti si thonë, frymëmarrja dhe qetësohet”.
”Këtë e ka thënë Albin Kurti dhe shokët që ka dhënë në dhomë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje