Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zyrtarët për komunikim publik të sistemit prokurorial, mbajtën një takim me Këshilltaren Ligjore të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe me ekspertët për media të kësaj Ambasade, me të cilët diskutuan çështjet profesionale të komunikimit me mediat dhe publikun.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke e vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishëm këtë takim, ka falënderuar zyrtarët e Ambasadës Amerikane për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për fuqizimin e Prokurorin e Shtetit në çështjet thelbësore, përfshirë këtu edhe sektorin e komunikimit.
Po ashtu, në fokus të këtij takimi ishte edhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Amerikane në çështjet e komunikimit publik dhe diskutimi i sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në këtë aspekt.
Me këtë rast, u dhanë këshilla dhe sugjerime të vlefshme nga ekspertët e Ambasadës Amerikane lidhur me ndërtimin e një qasjeje efektive në fushën e komunikimit me mediat dhe publikun.
Në fund të takimit, pjesëmarrësit identifikuan disa nga sfidat e komunikimit publik të sistemit prokurorial, për të cilat do të ketë angazhim për krijimin e një qasjeje proaktive, e cila do të ndikojnë në ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të komunikimit të jashtëm të Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit