LAJMI I FUNDIT:

Herolind Shala e nis në mënyrën më të mirë aventurën me Stabaekun

Herolind Shala e nis në mënyrën më të mirë aventurën me Stabaekun
Herolind Shala (Foto: Fehmi Sejdijaj)

Herolind Shala e ka zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare me skuadrën e tij të re Stabaek.

Mesfushori i Kosovës ka qenë vendimtar me pasimet e tij për ta shmangur humbjen e skuadrës së tij ndaj ODD.

Pas 90 minutave lojë, Stabaek dhe Odd i ndanë pikët pasi luajtën baras 2-2.


Ylli nga Kosova, Herolind Shala ka qenë më i miri në fushë, pasi ka ndihmuar skuadrën e tij t’i shmanget humbjes duke asistuar në dy golat e tyre.

Shala fillimisht asistoi në minutën e nëntë për Hansen.

Ndërkohë asistimin e dytë Herolind Shala e bëri me të filluar pjesa e dytë, kur Skytte barazoi shifrat në 2-2.

Ky ishte një fillim shumë i mbarë për Shalën me Stabaekun në elitën e futbollit norvegjez. /Telegrafi/