LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e babait të nxënëses së tij në Pejë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e babait të nxënëses së tij në Pejë

I dyshuari për vrasjen e djeshme në Pejë, Xhevdet Januzaj është arrestuar nga policia.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas vrasjes, që ai dyshohet se e ka kryer të martën pasdite në një kafiteri në Pejë dhe ishte në arrati.


“Rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e rëndë që ka ndodhur dje”, i tha Telegrafit, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Ndryshe, gjithçka në lidhje me këtë vrasje filloi para dy vitesh.RTV Dukagjini mëson se para dy vitesh i dyshuari për vrasje kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij që në atë kohë ishte vetëm 13-vjeçare.

Detaje të reja nga vrasja që tronditi Pejën, gjithçka filloi pas një ngacmimi seksual
Lexo po ashtu Detaje të reja nga vrasja që tronditi Pejën, gjithçka filloi pas një ngacmimi seksual

Nxënësja në fjalë është e bija e të vrarit Gëzim Kastrati, i cili disa herë ishte kërcënuar nga i dyshuari.

Mësohet se arsimtari i shkollës “Dardania” në Pejë para një viti e gjysmë ishte suspenduar nga puna.

I dyshuari për vrasje ishte dënuar me tri vite burgim dhe ishte në pritje të vuajtjes së dënimit.

“Ndaj të pandehurit Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për sulm seksual, për shkak se i njëjti dyshohet se në cilësinë e mësimdhënësit ka sulmuar seksualisht nxënësen e tij, me ç’rast kjo aktakuzë është shqyrtuar dhe ka marrë epilog”, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori