LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrja që nuk shkoi sipas planit, 10-vjeçari nga Indonezia ndërroi jetë pasi që gabimisht kishte ngrënë qebapin e helmuar që vajza e re ia kishte dedikuar ish-dashnorit

Hakmarrja që nuk shkoi sipas planit, 10-vjeçari nga Indonezia ndërroi jetë pasi që gabimisht kishte ngrënë qebapin e helmuar që vajza e re ia kishte dedikuar ish-dashnorit

Një vajzë nga Indonezia e pret dënimi me vdekje, pasi që aksidentalisht ka mbytur një djalë gjatë një tentimi të dështuar për të realizuar një hakmarrje.

Nani Apriliaini, 25-vjeçe, akuzohet për vrasje me paramendim pasi që 10-vjeçari Naba Faiz Praseti ngrëni qebapët e dedikuara për ish-dashnorin e saj, transmeton Telegrafi.

Babai i djaloshit të pafat është shofer dhe bën transportimin e ushqimit, kurse sipas policisë – Aprilianit ia kishte ofruar 30.00 rupi (rreth 2 euro) që ta dorëzojë ushqimin në një adresë të caktuar.


Ai e kishte dërguar ushqimin në shtëpinë e një polici i cili ishte martuar me një grua tjetër dhe që dikur kishte qenë në lidhje me të akuzuarën.

Megjithatë në ato momente ai nuk kishte qenë në shtëpi, kurse gruaja e tij kishte refuzuar ushqimin pasi nuk e dinte se kush e kishte dërguar.

Duke mos dashur që ushqimin ta hodh në mbeturina, shoferi e dërgoi në shtëpinë e tij ku e ndau me gruan dhe të birin, të cilëve pas pak sekondave filloi t’ju del shkumë nga goja dhe filluan të vjellin.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ku mjekët arritën të shpëtojnë gruan por jo edhe djalin.

E hetimet kanë zbuluar se qebapi i kobshëm që kishte helm për minj, kishte përfunduar në barkun e djaloshit. Ndërkaq, policia ka identifikuar Apriliianin, vajzën nga qyteti Jogiakarta që u filmua nga kamerat e sigurisë.

Ajo u arrestua më 30 prill, pesë ditë pas vdekjes së djaloshit. Në raportin e policisë thuhet se helmin e minjve e kishte blerë në internet me qëllim që të helmojë ish-dashnorin.

“E dyshuara e kishte planifikuar krimin. Kishte blerë helmin për 225.000 rupi (rreth 13 euro). Motivi i saj ishte xhelozia, pasi që cak ishte ish-dashnori që ishte martuar me një tjetër – e jo me të”, ka thënë shefi i policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori