LAJMI I FUNDIT:

Nehat Thaçi pezullohet nga detyra e drejtorit të SHKK-së

Nehat Thaçi pezullohet nga detyra e drejtorit të SHKK-së

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi është pezulluar nga detyra.

Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka thë3në se kanë pranuar sot vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë.

“Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të z. Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së”, shkruan Sallahu.


Tutje, Sallahu ka shtuar se do të presin ftesat e Këshillit për të prezantuar fakte për kërkesën që Thaçi të shkarkohet nga pozita e tij.

“Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së”, shkruan Sallahu.

Keqpërdorime në Shërbimin Korrektues të Kosovës, nisin procedurat për shkarkimin e Nehat Thaçit
Lexo po ashtu Keqpërdorime në Shërbimin Korrektues të Kosovës, nisin procedurat për shkarkimin e Nehat Thaçit

Rreth një muaj më parë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Kurse disa ditë pas konferencës, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kallëzim penal kundër ish-ministrit, Selim Selimi dhe drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Kallëzim penal kundër ish-ministrit Selimi dhe drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçi
Lexo po ashtu Kallëzim penal kundër ish-ministrit Selimi dhe drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçi

Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ksihte njoftuar se po ashtu njëanshëm kanë anuluar “kontratën kriminale përmes së cilës  persona të papërgjegjshëm kanë dhënë në shfrytëzim pronën e Ministrisë së Drejtësisë, personit juridiko privat pa asnjë bazë ligjore, gjithsej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katror”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori