Aktori Kevin Guthrie u dënua me tri vjet burg për abuzim seksual ndaj një gruaje në Glasgou të Skocisë.
I njohur për rolin e tij si Abernathy në filmin “Fantastic Beasts”, ai abuzoi seksualisht me një 29-vjeçare pas një nate në të cilën ajo u sëmur.
Incidenti ka ndodhur në vitin 2017 në banesën e aktorit Scott Reid, shkruan tabloidi britanik The Sun.
E abuzuar dëshmoi se Guthrie e preku dhe e dhunoi seksualisht pasi e ndihmoi të shkonte në shtrat. Ai pretendoi se po e ndihmonte vetëm që të shtrihej, por ADN-ja e tij u gjet më vonë në rrobat e tij të brendshme.
Edhe pse 33-vjeçari u ankua në gjykatë se ky vendim mund të ishte fatal për karrierën e tij, gjykata nuk e ndryshoi vendimin, transmeton KP.
“Ju ishit në gjendje ta ndihmonit kur ajo nuk ndihej mirë. Ky është një krim i urryer, ju duhet ta kishit vëzhguar atë derisa ajo të mund të kujdesej për veten e saj”, është shprehur gjykatësi.
Emri i Guthrie do të gjendet gjithashtu në regjistrin e shkelësve seksualë për një kohë të pacaktuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ledion Liço përshkruan rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 3, para finales së madhe
“Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin” – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos
Ylli i Victoria’s Secret, Elsa Hosk tregon figurën e saj shumë të tonifikuar me bikini në Karaibe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251