LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Ismet Bogujevcit: Lamtumirë, mbetesh i paharruar

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Ismet Bogujevcit: Lamtumirë, mbetesh i paharruar

Dje (e premte) iu është dhënë lamtumira doajenit të muzikës dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci.

Ai u varros në varrezat e qytetit në Arbëri, ndërsa ditën e djeshme u bënë edhe homazhe nga krerët e shtetit e po ashtu edhe nga komuniteti artistik.

Një reagim së fundmi për të ndjerin e ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Ismet Bogujevci (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kreu i AAK-së e ka lartësuar figurën e Bogujevcit dhe shtoi se zëri e këngët e tij do të mbesin pjesë e kujtimeve tona të përhershme.

“Dje iu dha lamtumira e fundit doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci! E njohëm kur ishim fëmijë nga ekranet televizive e zëri e këngët e tij do të mbesin pjesë e kujtimeve tona të përhershme”.

“Një artist i madh dhe njeri i mirë e i dashur, personalitetin e tij e madhështoi edhe më tepër thjeshtësia, modestia dhe afërsia e tij me të gjithë ata që kishin rastin ta njohin. Lamtumirë Ismet. Mbetesh i paharruar! RH”, ka shkruar Haradinaj në një postim të ndarë në Facebook.


Ismeti ka lënë pas një karrierë të bujshme artistike dhe disa nga projektet e tij të njohura janë: “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhet virale videoja e 2014-ës kur Diddy del në skenë për të puthur Bonon, ndërsa këngëtari e refuzon atë

Bëhet virale videoja e 2014-ës kur Diddy del në skenë për të puthur Bonon, ndërsa këngëtari e refuzon atë

Magazina
Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës

Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës

Magazina
E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën

E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën

Magazina
“Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re

“Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re

Magazina
Perrie Edwards duket e mahnitshme, ndërsa befason fansat me performancën e këngës së saj të re “You Go Your Way”

Perrie Edwards duket e mahnitshme, ndërsa befason fansat me performancën e këngës së saj të re “You Go Your Way”

Magazina
Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

Magazina
Kalo në kategori