Një grua që kishte blerë biletën fituese të lotarisë “Super Lotto Plus” në një pompë të derivate në Kaliforni gjatë vitit të kaluar, thotë se aksidentalisht e kishte shkatërruar duke e harruar në xhepin e xhinseve që i kishte futur në rrobalarëse për t’i pastruar.
Bëhet fjalë për biletën fituese të 26 milionë dollarëve, ku gruaja e paidentifikuar ka pasur afat deri të premten që të lajmërohet me biletë për ta tërhequr çmimin, transmeton Telegrafi.
Menaxheri i Arco AM-PM në periferi të Los Angeles, ka thënë se kamerat e sigurisë shfaqin gruan në një pompë të derivateve duke blerë biletën në nëntor të vitit të kaluar.
E gruaja rreth të 40-ve i ka thënë Menaxherit të Arco AM-PM, i identifikuar vetëm si Frank se ajo kishte shkatërruar biletën pavetëdije duke e futur në xhepin e xhinseve që i kishte larë.
E nëse bileta fituese nuk është dorëzuar nga personi që e ka blerë, nga shumë e përgjithshme e çmimit kryesor, 19.7 milionë dollarë do të shkojnë për shkollat publike të Kalifornisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Holanda u ofron qytetarëve makina me krem kundër diellit falas
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251