Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas situatës së sotme të krijuar në sallën “1 Tetori”.
KMDLNj përmes një reagimi për media ka ftuar Ministrinë e Shëndetësisë të ndërmerr veprime të shpejta duke hapur edhe pika të tjera të vaksinimit të qytetarëve në mënyrë që të shkarkohet salla ” 1 Tetori ” dhe që qytetarët të mos detyrohen të presin orë të tëra për vaksinim aq më parë që kemi të bëjmë me një grup të ndjeshëm dhe të cenueshëm në aspektin shëndetësor.
“Ministria e Shëndetësisë duhet të rrisë me urgjencë pikat e vaksinimit aq më parë që në një të ardhme të afërt Kosova do të furnizohet me një numër të konsiderueshëm të vaksinave e që nënkupton se edhe numri i qytetarëve të moshave të ndryshëm do të rritet shumë. Është e qartë se mënyra e deritashme e organizimit të vaksinimit nuk është treguar efikase sepse po shkakton rradhë të gjata”, thuhet në reagimin e tyre.
KMDLNj shton se Ministria e Shëndetësisë duhet të tregohet shumë më e përgjegjshme që të rrisë efikasitetin e vaksinimit në të kundërtën do të ketë përgjegjësi për shkelje të drejtave të njeriut.
“Mbrojtja shëndetësore është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe Ministria e Shëndetësisë ka përgjegjësi institucionale t’i mbrojë këto të drejta. Ministria e Shëndetësisë duhet t’i marrë praktikat e mira të vendeve të rajonit sikur që është Shqipëria dhe të koordinohet, qoftë në planin logjistikë, qoftë duke kërkuar këshilla dhe kuadro profesionale”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A