Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Bogujevci me rastin e ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare, Ismet Bogujevci.
E nderuara familje Bogujevci,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të artistit tonë të madh, ikonës së muzikës shqiptare, Ismet Bogujevci.
Ndarja nga jeta e zërit që e deshëm aq shumë, do ta lë një zbrazëti të pakompensueshme tek të gjithë ne që u rritëm me këngën e tij.
Madhështia e tij artistike bëri që Ismet Bogujevci të ishte këngëtar i dashur për shumë breza.
Në vitet e ’80-ta, kohëra të stuhishme të kthesave të mëdha në Kosovë, me artin dhe këngët e tij patriotike, Ismeti ishte frymëzim për popullin tonë liridashës, e sidomos për rininë studentore.
Ai nuk do të jetë më i pranishëm fizikisht, por do të mbetet i paharruar në mesin tonë me shpirtin e tij të madh fisnik e artistik dhe me trashëgiminë e pashterur artistike që ka lënë pas.
Ismet Bogujevci do të jetë përherë në kujtimet tona me veprën e tij të pamohueshme e të pashlyeshme artistike, si një rrugë e sigurt e vlerave e shtruar me kujdes e pasion të fortë për brezat e ardhshëm.
Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe me familjen e nderuar Bogujevci, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbarë komunitetin artistik. Ngushëllime! – thuhet në telegramin e kryekuvendarit Konjufca.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLedri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Kader Kicaj plot shkëlqim në setin e fundit fotografik
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Bardhi publikon këngën e re "Çikës Tem", zbulon edhe shumë probleme personale
Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit