Agjenda digjitale e Administratës së Presidentit Joe Biden, rikuperimi ekonomik pas pandemisë COVID-19 dhe siguria e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit, ishin temat kryesore të diskutuara ndërmjet përfaqësuesve të lartë të institucioneve amerikane me Odat Amerikane të Evropës, pjesë e të cilave është edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
“Për tri ditë me radhë, drejtorët ekzekutivë të odave amerikane në Evropë kanë takuar përfaqësuesë të institucioneve të ndryshme amerikane, në mesin e të cilëve edhe Peter Harrell, Dejtor i Lartë për Ekonomi Ndërkombëtare në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Në takim me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit, ku ka folur edhe Ambasadori Philip Reeker, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit, theksi është vënë mbi ekonominë transatlantike si dhe rrugën drejt rikuperimit ekonomik pas pandemisë COVID19, por edhe mbi të ardhmen e raporteve transatlantike. Në këtë takim kanë folur edhe Matt Murray, Zëvendësndihmës Sekretar për Tregti, Politika dhe Negociata, Roland de Marcellus, Zëvendësndihmës Sekretar për Financa dhe Zhvillim Ndërkombëtar nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe të Biznesit, si dhe Ambasadorja Marcia Bernicat, Zyrtare e Lartë për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedis”, thuhet në njoftimin për media.
Për prioritetet e Administratës së Presidentit Biden që lidhen me fushën tregtare, rikuperimin ekonomik dhe të ardhmen e biznesit transatlantik, odat amerikane kanë biseduar edhe me Dale Tasharski, Ushtrues Detyre i Ndihmës Sekretarit për Tregjet Globale dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Komercial në Departamentit e Tregtisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në takimet e organizuara nga Këshilli Evropian i Odave Amerikane (ECAC) me administratën amerikane si dhe Odën Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është biseduar mes tjerash edhe për Planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ndryshimet Klimatike dhe Drejtësinë Mjedisore dhe rolin e odave amerikane të Evropës në rivitalizimin e marrëdhënieve transatlantike, avancimin e qëndrueshmërisë.
Këshilli Evropian i Odave Amerikane është organizatë ombrellë e 45 odave amerikane e themeluar në vitin 1963, përfshirë edhe Odën Amerikane në Kosovë, ndërsa në Evropë përfaqëson interesat e 17,000 kompanive amerikane dhe evropiane me mbi 17,000 punonjës dhe 1.1 trilionë dollarë investime në të dyja kontinentet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite