Shkuan për të marrë vaksina e pritën disa orë, qytetarët kritikojnë ashpër mos-organizimin në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Kritika të ashpra për organizimin e vaksinimit, patën qytetarët të cilët me orë të tëra po presin për të marrë dozat e para të vaksinave antiCOVID.
Edhe pse, Ministria e Shëndetësisë thotë se radhën për tu vaksinuar e kanë personat e moshës 65-vjeçare, shumica nga të moshuarit të cilët folën për Telegrafin ishin mbi 70 vjeç.
Bejtullah Berisha, 72-vjeçar nga Prishtina kritikoi ashpër mos-organizimin në Qendrën Kryesore të Vaksinimit, në Palestrën Sportive “1 Tetori” në Prishtinë.
“A i ke pa delet najhere, që i lëshojnë a që ju qesin taxhi, sikur delet. Pa kurrfarë organizimi, Neve na thonë mos u tuboni ka 5 e 6 vet, e knej janë kanë 2 mijë veta. Epidemia po ekziston, për qata jena ardh, me u vaksinu”, tha ai.
Drita Ademi, 69 vjeçare nga Prishtina, që nga ora 7:00 e mëngjesit ka pritur para Palestrës Sportive “1 Tetori”, për të marrë vaksinën anti-COVID.
Ajo tha se ka pasur tollovi të madhe që nga mëngjesi, ndërsa tha se është dashur të ketë më shumë organizim, në mënyrë që të mos presin kaq gjatë.
“U dashtë një organizim, e një rend me pas, por njerëzit, tu mos pas durim më prit. Unë e kam numrin mbi 300, e tash edhe nja 2 orë duhet me prit këtu” , u shpreh Ademi për Telegrafin.
Ndërkaq, 80-vjeçari nga Hajvalia, Bajram Gashi tha se së bashku me bashkëshorten janë duke pritur për të marrë vaksinën.
Ai u shpreh se ka parë që edhe mjekët kanë hezituar ta marrin vaksinën, prandaj deri më tani nuk kanë dashur të vaksinohen.
“Prej orës 9:30 jam tu prit. 766 edhe 777 i kemi numrat, nuk e di a mundemi me hy në rend a jo. Ne jemi të moshuar, sa më shpejt me hy e me i marr e jo me prit në rend”, tha Gashi.
Azem Geci, 68-vjeçar ka thënë se organizimi është në nivel shumë të ulët.
“Ma së pari njerëzit, unë kur jam ardh me marr numrin, janë rrëzuar dy a tre persona të moshuar. Organizimi nuk është në nivel. I kanë nxit me ardh të gjithë për njëherë. Kjo nuk bën, nuk është në rregull”, tha ai.
Ai tha se shumica e tyre kanë probleme shëndetësore, prandaj edhe shpërndarja e numrave për të pritur nuk është në rregull.
“Kjo nuk bën, na e kemi një moshë, nëpër shkallë, na e kemi problem. Deri pak parës nuk kanë pasur as megafon, ne edhe nuk dëgjojmë mirë, gjithçka shkon me moshën”, tha Geci për Telegrafin, i cili nga ora 8:30 po pret për tu vaksinuar.
Rexhep Voca, 80-vjeçar tha se kanë pritur që nga ora 8:00 për tu vaksinuar bashkëshortja e tij, pasi ai vet ishte vaksinuar një herë, ndërsa është caktuar që me 26 qershor do ta marrë dozën e dytë të vaksinës.
“Veç organizimi është në pyetje, nëse i kishin caktuar numrat si tash, nuk kish pas nevojë me u bo tollovi”, tha Voca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron