LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite, operacioni kishte për qëllim shkatërrimin e rrjetit të tuneleve të militantëve palestinezë

Ushtria izraelite, operacioni kishte për qëllim shkatërrimin e rrjetit të tuneleve të militantëve palestinezë

Ushtria izraelite ka njoftuar se operacioni i mbrëmshëm, ka pasur për qëllim shkatërrimin e rrjetit të tuneleve që përdoreshin nga militantët palestinezë të Hamasit, shkruan BBC.

Izraeli deri më tani ka kryer sulmet më të ashpra ajrore në Gaza, duke goditur me raketa mbi territorin e Palestinës, por sulmet janë kryer edhe nga toka, deti dhe ajri, transmeton Telegrafi.


Korrespondenti i BBC nga Gaza, ka bërë të ditur se në bombardime janë përdorur luftanije, aeroplanë dhe helikopterë luftarak, si dhe qielli mbi Gaza ka shndritur nga shpërthimet.

E frika nga një operacion ushtarak nga ana e këmbësorisë izraelite, detyroi shumë familje palestineze që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kjo ndodhi kur forcat izraelite porositën përmes Twitter se do të sulmojnë Rripin e Gazës, por më vonë zëdhënësi i ushtrisë tha se ushtria izraelite nuk është futur në Gaza.

Ndërkohë, Hamasi ka shkrepur edhe tri raketa tjera, e agjencia Reuters ka cituar fjalët e zyrtarëve shëndetësore të Palestinë, ku kanë bërë me dije se të paktën 119 persona kanë humbur jetën në Gaza që nga konflikti i armatosur javën e kaluar, përfshirë këtu 31 fëmijë dhe 19 gra – e 830 tjerë janë plagosur.

E në Izrael kanë humbur jetën tetë persona – një shtatë civilë – në mesin e tyre dy fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori