LAJMI I FUNDIT:

Gruevski pas caktimit të paraburgimit: Zaev ushtron trysni politike dhe terror

Gruevski pas caktimit të paraburgimit: Zaev ushtron trysni politike dhe terror

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka reaguar pas aktakuzës së parashtruar kundër tij dhe disa personave për rastin “Vendet në Vodno” dhe pasi që Gjykata Penale i caktoi paraburgim atij, duke thënë se me disa dëshmitarë të kërcënuar, Zoran Zaev vazhdon të ushtrojë trysni politike dhe terror ndaj kundërshtarëve politik.

Ai e quan kryeministrin Zaev kriminel dhe e akuzon se institucionet ushtrojnë trysni të paparë dhe kërcënojnë njerëzit që të dëshmojnë kundër tij.

“Ai nuk ka mëdyshje dhe vet dërgon mesazhe te disa nga viktimat se do t’u ofrojë ndihmë nëse dëshmojnë kundër meje. Për atë nuk përbën që represionet të shkojnë deri në atë nivel që dikush me ditë të jetë i mbyllur, të privohet nga ujë për pije, nëse nuk ka mënyrë se si të veprojë. Dërgimi i të gjithave Inspektoriatëve te firmat e biznesmenëve me detyrë që të ushtrohet trysni dhe të bëhen dëshmitarë të rremë është gjithmonë mjeti i parë me të cilën fillohet, më pas nëse kjo shkon pa sukses shkohet me torturat e tjera”, shkruan Gruevski.


Edhe 30 ditë paraburgim për Orce Kamçevin, caktohet paraburgim edhe për Gruevskin
Lexo po ashtu Edhe 30 ditë paraburgim për Orce Kamçevin, caktohet paraburgim edhe për Gruevskin

Sipas tij, Zaevit i duhen raste të reja për ta shpërqendruar vëmendjen nga aferat kriminale me biznesin me marihuanë dhe aferën me pasaportat.

“Gjithçka që bën këto vite Zoran Zaev një ditë do të zbulohet dhe do të del në shesh, ndërsa ai do të japë përgjegjësi”, shkruan Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori