LAJMI I FUNDIT:

Ahmadinexhad po kandidon sërish për president të Iranit

Ahmadinexhad po kandidon sërish për president të Iranit

Televizioni shtetëror iranian raportoi se ish presidenti, Mahmoud do të jetë përsëri një ndër kandidatët në zgjedhjet për këtë pozicion.

Ahmadinexhad erdhi në qendrën e regjistrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i shoqëruar nga mbështetësit dhe plotësoi formularët për zgjedhjet presidenciale të qershorit, transmeton Telegrafi.


Gjatë viteve të mëparshme, ai u përpoq të zbuste imazhin e një personi të ashpër më shumë drejt qendrës politike dhe kritikoi lëvizjet e qeverisë, raporton reuters.

Ahmadinexhad, i cili mohon Holokaustin, u ndalua më parë nga Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei të kandidonte përsëri për president në vitin 2017, por ai paraqiti një kërkesë. Këshilli i rojes më pas e skualifikoi atë.

Khamenei tani thotë se nuk do të kundërshtojë emërimin e asnjë kandidati, por këshilli zgjedhor ende mund të bllokojë kandidaturën e Ahmadinexhadit.

Fushata dhe zgjedhjet po zhvillohen në një kohë të tensioneve të rritura midis Iranit dhe Perëndimit mbi një marrëveshje për të kufizuar programin bërthamor të Iranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori