LAJMI I FUNDIT:

27-vjeçarja transportohet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, dyshohet se ka pirë fostoksinë

27-vjeçarja transportohet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, dyshohet se ka pirë fostoksinë

Një 27-vjeçare është transportuar në spitalin e Vlorës, pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.

Policia njofton se e reja ndodhet në gjendje të rëndë.

“Sot, rreth orës 11:00, në spitalin e Himarës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja K. L., 27-vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Shtetasja aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Telegrafi/