LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet në Nepal lusin alpinistët t’ua dorëzojnë bombolat e zbrazëta të oksigjenit – shpresojnë t’i rimbushin për t’i shpëtuar pacientët me COVID-19

Autoritetet në Nepal lusin alpinistët t’ua dorëzojnë bombolat e zbrazëta të oksigjenit – shpresojnë t’i rimbushin për t’i shpëtuar pacientët me COVID-19

Nepali po e ndjen shumë mungesën e bombolave me oksigjen, sa që ka lutur alpinistët që ngjiten në Malin Everest që t’ua sjellin bombolat e zbrazëta me qëllim që të mos i lënë në mal, në kohën kur Nepali po lufton me valën e dytë të pandemisë së COVID-19.

Ky shtet ka dhënë leje për ngjitje më shumë se 700 alpinistëve në 16 rajone të ndryshme të Himalajeve, ku 408 prej tyre ia kanë mësyrë Malit Everest, me qëllim që të ringjallet turizmi në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Agjencia e Bjeshkatarisë së Nepalit u ka kërkuar alpinistëve që ta ndihmojnë Nepalin në luftimin e numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19, që njëherit është duke e sjellë sistemin shëndetësor drejt kolapsit.


Kreu i kësaj agjencie ka thënë se alpinistët dhe ciceronët e tyre kanë marrë me vete 3.500 bombola me oksigjen, që kryesisht mbeten të groposura apo mbesin nëpër kodra derisa ata zbresin.

“I bëjmë apel alpinistëve që të kthejnë bombolat e zbrazëta, me qëllim që të mund t’i mbushim dhe t’i përdorim për shërimin e pacientëve të prekur me coronavirus”, thuhet në kumtesën e kësaj agjencie.

Shumë spitale private por edhe ato shtetërore në Katmandu, kanë bërë të ditur se nuk kanë kapacitete që të pranojnë pacientë tjerë – për shkak të mungesës së oksigjenit, por edhe të bombolave që mund t’i mbushin.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, nevojiten afro 25 mijë bombola me qëllim që të shpëtohen jetë njerëzish. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Kalo në kategori