Një numër i vogël njerëzish preken me COVID-19 pasi janë vaksinuar.
“Asgjë nuk është 100% e sigurt në këtë botë”, thotë Gigi Gronvall, një studiuese në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.
Ndërsa variante të reja shfaqen në të gjithë botën, shkencëtarët thonë se është e rëndësishme të vëzhgohen nga afër këto raste të rralla.
Ato mund të jenë shenja të diçkaje më serioze.
“Është e mundur që të shfaqen më shumë variante të reja nga të cilat nuk të mbrojnë dot vaksinat”, tha zonja Gronvall. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që këto raste të hetohen”.
Nga 95 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht deri më 26 prill, u raportuan 9,245 infeksione me COVID-19.
Kjo përbën më pak se një të qindtën e përqindjes, megjithëse CDC-ja thotë se kjo shifër mund të jetë më e lartë.
“Jo çdo individ që merr vaksinën reagon ndaj virusit”, tha Jacques Ravel, nëndrejtor në Institutin e Shkencave të Gjenomit në Universitetin e Merilendit. “Nuk jemi 100 për qind të sigurt se edhe pse këta njerëz janë vaksinuar, sistemi i tyre imunitar nuk ka reaguar në shkallën e duhur”.
Për të dalluar ndryshimin mes një përgjigje të dobët të sistemit imunitar dhe shfaqjes së një varianti të ri të virusit, shkencëtarët duhet të deshifrojnë kodin gjenetik, ose sekuencën e virusit që shkakton infeksionin tek pacienti i vaksinuar.
Universiteti i Merilendit është pjesë e një rrjeti mbarëkombëtar institucionesh që studion sekuencat e varianteve të COVID-19.
Zoti Ravel tha se instituti i tij nuk ka parë ndonjë përsëritje të së njëjtës sekuencë tek viruset që kanë infektuar pacientët e vaksinuar. Kjo, tha ai, tregon se ka më shumë gjasa që “njerëzit që nuk iu përgjigjën pozitivisht vaksinës janë infektuar sepse nuk janë mbrojtur”.
Nëse, nga ana tjetër, ” fillojmë të shohim të njëjtën sekuencë tek grupi i vaksinuar, atëherë do të fillojmë të shqetësohemi”, tha ai.
Deri tani, vaksinat në përgjithësi po funksionojnë jashtëzakonisht mirë, madje edhe kundër varianteve të reja.
Të dhënat e fundit nga Izraeli, ku varianti i parë i identifikuar në Britani është mbizotërues, tregojnë se vaksina Pfizer-BioNTech ishte 95% efektive. Varianti i Mbretërisë së Bashkuar përhapet më lehtë dhe mund të jetë më vdekjeprurës se virusi fillestar.
Por ka disa shenja paralajmëruese.
Në një studim në Katar, ku varianti që u shfaq në Afrikën e Jugut përbën gjysmën e rasteve, vaksina Pfizer-BioNTech ishte vetëm 75% efektive. Ky variant ka provuar gjithashtu se është më i aftë të depërtojë edhe individët e imunizuar me vaksinat e tjera.
Megjithatë, vaksinat të mbrojnë nga rastet më të rënda. Vaksina Pfizer-BioNTech ishte më shumë se 97% efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes në një studim të Katarit.
Në një lajm tjetër të mirë, shumë nga variantet më shqetësuese ndajnë të njëjtat mutacione, edhe kur ato shfaqen në kontinente të ndryshme. Kjo mund të nënkuptojë që virusi mund të tjetërsohet në një numër të kufizuar. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri