LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian akuzohet për përdorim të ‘photoshop’-it në imazhet e reja

Kim Kardashian akuzohet për përdorim të ‘photoshop’-it në imazhet e reja
Kim Kardashian Foto: Instagram/kimkardashian

Kim Kardashian pothuajse asnjëherë nuk zhgënjen fansat e saj.

Por, derisa po shijon pushimet, padyshim që në rrjetin social Instagram Kim ka shpërndarë një sërë imazhesh, shkruan Mirror.

40-vjeçarja u shfaq me një palë bikini të zeza, duke theksuar kështu fizikun e formësuar, të fituar përmes stërvitjeve të shumta.


Ajo që mori më shumë vëmendje ishte këmba e saj, ndërsa ndjekësit kishin vërejtur se ajo ka vetëm katër gishtërinj.

Përmes një detaji të tillë, komente të shumta u bënë virale, duke akuzuar bukuroshen se ka përdorur shumë ‘photoshop’.

“Ajo ka vetëm katër gishtërinj”, ishte një ndër komentet drejtuar saj.

Kujtojmë se tashmë Kardashian është beqare, pasi ka nënshkruar letrat për divorc me Kanye West. /Telegrafi/