LAJMI I FUNDIT:

​Vdekja e tre familjarëve nga Gjilani në Shqipëri, flet mjeku që iu dha ndihmën e parë

​Vdekja e tre familjarëve nga Gjilani në Shqipëri, flet mjeku që iu dha ndihmën e parë

Mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë.

Familja Haliti ishte nga Gjilani, por prej ditësh kishte ardhur në Gjirin e Lalëzit ku kishin blerë edhe një shtëpi prej 4 vitesh për të pushuar.

Por autoritetet shqiptarë kanë bërë të ditur se ata kanë ndërruar jetë pasi kanë konsumuar kërpudhat që kanë mbledhur në pyll.


Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë ndërruar në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë.

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, familjarët kërkojnë hetim të plotë
Lexo po ashtu Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, familjarët kërkojnë hetim të plotë

Mjeku: Familja Haliti është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Manëz më datë 5 maj rreth orës 1:30 të mëngjesit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, me të vjella, këputje trupi, dhimbje barku dhe janë vizituar nga mjeku i shërbimit të urgjencës dhe është trajtuar me mjekimin përkatës.

Pas mjekimit personat janë përmirësuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Po atë ditë rreth orës 13:30 është paraqitur nëna e tyre me të njëjtat simptoma. Pasi ka marrë mjekimin e duhur është përmirësuar. Janë ngritur vetë dhe kanë dalë normal.

Nuk duhet t’i dërgonte Qendrën Shëndetësore të Manzës drejt spitalit të Durrësit?

Mjeku: Për arsye të thjeshtë, që pacienti ishte i përmirësuar nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës apo Tiranë. Ne e kemi procedurë, nëse pacienti del i përmirësuar s’ka pse të shkojë në spital, por nëse gjendja e pacientit vazhdon të rëndohet ne i dërgojmë në spital. Nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori