LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, familjarët kërkojnë hetim të plotë

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, familjarët kërkojnë hetim të plotë

Tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri, ku dyshohet se kjo ndodhu shkaku i helmimit nga ana e kërpudhave.

Lidhur me këtë rast, djali i viktimës ka thënë se prindërit e tij dhe gjyshja nuk kishin shkuar në pushime, por se ata ishin në shtëpinë e tyre.


“Rasti është i rëndë për familjen tonë. Ne nuk kemi dashur të prononcohemi si familje pa e marrë të vërtetën. Familja ka shkuar në shtëpi të vetë, sepse babi ka qenë shtetas i Shqipërisë. Ajo është shtëpia jonë, babi ka qenë dhe me dokumente shtetas i Shqipërisë.  Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej ushqimit që kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese”, ka thënë djali i të ndjerit.

Ai ka hedhur dyshime se ata janë helmuar nga konsumimi i kërpudhat, pasi siç deklaroi ai në shtëpi kishin edhe një qen i cili po ashtu ka ngordhur.

Tragjedia e familjes tre anëtarëshe nga Gjilani në Shqipëri
Lexo po ashtu Tragjedia e familjes tre anëtarëshe nga Gjilani në Shqipëri

“Ne e kemi pas edhe një qen atje, dhe edhe qeni ka vdekur. Ai nuk e konsumon asnjëherë ushqimin që na e hamë. Kjo shkon përtej dyshimit, sepse qeni nuk konsumon kërpudha. Babi ka dalë shpesh me mbledh kërpudha, nuk është se nuk i ka njohur kërpudhat”, u shpreh ai.

Djali i viktimës më tej akuzoi mjekët për neglizhencë të dhënies së shërbimit mjekësor.

“Neglizhenca e mos trajtimit të duhur në spitalin e Manzës, tre pacientë me shkuar me të njëjtat simptoma e me u kthyer në shtëpi me hapa, nuk është normale pa analiza pa kurrfarë përkushtimi me e liruar pacientin në atë gjendje është. Kanë marrë vetëm një infuzion dhe i kanë liruar në shtëpi, gjendjen e kanë pasur të rëndë”, tha djali i viktimës.

Familjarët kanë kërkuar që rasti të hetohet deri në detaje, ndërsa treguan se varrimi bëhet sot në orën 16:30 në varrezat në Gjilan. /Telegrafi/