Rrëfenjë anonime arabe
Përktheu: Bajram Karabolli
Në fillim të kohërave, perënditë u mblodhën për të krijuar njeriun: burrin dhe gruan. Dhe vendosën ta bënin njeriun të ngjashëm me veten e tyre. Atëherë, një perëndi thotë:
– Prisni pak. Ju thoni t’i krijojmë njerëzit që të jenë të ngjashëm me ne, domethënë, ata të kenë një trup të barabartë me trupin tonë dhe një forcë inteligjence të barabartë me tonën. Në rregull. Por unë mendoj që të kenë diçka që i veçon ata nga ne, përndryshe do të krijojmë perëndi të reja.
Pasi mendohen shumë, një perëndi thotë:
– E gjeta! Le t’ia heqim njeriut lumturinë, të cilën ne e kemi.
– Mirë thua po… ku do ta fshehim? – pyet një perëndi tjetër.
– Le ta fshehim në majën e malit më të lartë në botë.
– Unë mendoj se nuk është një ide e mirë, sepse njeriu është aq i zoti sa do ta gjejë atë.
– Atëherë… le ta fshehim atë në fund të oqeanit, – thotë një tjetër.
– Jo. Mos harro se, me inteligjencën që do t’i japim ne njeriut, herët a vonë, ai do të ndërtojë një mjet që mund të zbresë edhe në thellësinë më të madhe të oqeanit.
– Pse nuk e fshehim lumturinë në një planet tjetër dhe jo në tokë?
– Edhe kjo nuk është një ide e mirë, sepse do të vijë një ditë që njeriu, me teknologjinë që do të zhvillojë, do të arrijë të udhëtojë në planetë të tjerë. Kështu që do ta gjejë lumturinë dhe do të jetë i barabartë me ne.
Një nga perënditë që deri atëherë kishte heshtur dhe kishte dëgjuar me interes idetë e propozuara nga të tjerat, flet dhe thotë:
– Do t’jua tregoj unë se cili është vendi më i përsosur për të fshehur lumturinë, ku njeriu nuk ka për ta gjetur kurrë.
Të gjitha e shikojnë me habi dhe, menjëherë, e pyesin:
– Ku?
– Ne duhet t’ia fshehim lumturinë njeriut brenda vetes së tij, sepse njeriu do ta kërkojë atë gjithandej, po, kurrë, nuk do t’i shkojë në mendje se lumturia ndodhet brenda tij.
Të gjitha perëndive kjo iu duk një ide e shkëlqyer dhe ashtu vendosën.
Prandaj, njeriu qysh atëherë e kalon jetën e tij duke kërkuar lumturi, pa e kuptuar se ai e bart atë me vete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Një replikë për “historianët” e akshamit
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Lee Mavers dhe misteri i gjeniut të “humbur” të rokënrolit
IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova