LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Imuniteti kolektiv pritet të arrihet deri ka fundi i verës

Filipçe: Imuniteti kolektiv pritet të arrihet deri ka fundi i verës

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, vlerëson se deri në fund të verës, mund të arrihet imuniteti kolektiv, duke marrë parasysh të gjitha sasitë e vaksinave që duhet të arrijnë në vendin tonë.

Në intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Filipçe theksoi se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka nevojë që qytetarët të preferojnë ndonjërën prej vaksinave.

“Tani me ardhjen e kësaj sasie të konsiderueshme vaksinash, ndërsa ne presim njëqind mijë të tjera më 15 maj, përsëri nga prodhuesi Sinofarm dhe shuma prej 500 mijë vaksinave nga prodhuesi Sinovak deri në fund të majit, do të thotë një sasi dukshëm më e madhe, të cilat do të shpërndahen pas këtyre dy kanaleve që përmenda, vendosëm t’u jepnim përparësi atyre që aplikuan dhe prandaj u bë një prerje më 30 prill – të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar në faqen vakcinacija.mk, dhe janë të pavaksinuar që janë afër 160 mijë, në një periudhë prej dy javësh, diku deri më 15 maj ata do të marrin termin për vaksinim përmes SMS ose email me kohën e saktë dhe pikën ku duhet të paraqiten”, tha Ministri.


Ministri thekson se tani është periudha kohore në të cilën ne kemi nevojë për të arritur një përqindje të vaksinimit që do të jetë e mjaftueshme për të fituar të ashtuquajturin imunitet kolektiv, dhe kjo është, siç thotë ai, rreth gjashtëdhjetë përqind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori