Hyrja në borxh publik po konsiderohet nga ekspertë të fushës së ekonomisë si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza ekonomike në të cilën është futur Kosova gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
Sipas Bankës Qendrore, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 shënoi rënie deri në 4 për qind.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri thotë se niveli i Bruto Produktit Vendor është kthyer në nivelin e vitit 2018. Sipas tij, BPV-ja nuk është 7 miliardë euro, por 6.5 miliardë, që është kthim mbrapa.
Për një rikthim të ekonomisë në nivelet e para pandemisë, shton Shatri, do të ishin të mjaftueshme rreth 1.5 miliard euro.
“Këto mjete prej burimeve vetanake është vështirë të gjinden, pasi që aftësia akumuluese është e ulët. Ne mund t’i ndajmë prej buxhetit 500 milionë euro, jo më shumë. Por, pasi që ka hapësirë për marrje të borxhit publik, duhet të orientohemi andej”, thotë ai.
Shatri thotë se futja në çfarëdo borxhi publik, duhet të bëhet me një program të mirëfilltë, i cili do ta arsyetonte para institucioneve financiare kërkesën për hua.
“Nëse nuk shkohet me program të tillë, të përgatitur mirë, nuk ta lejon askush huanë, pasi ata dëshirojnë të kenë kredimarrësin e sigurt, që mjetet e tyre të kthehen në afatin e paraparë”, shton Shatri.
Borxhi publik, 1.5 miliard euro
Masat qeveritare për adresimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, kanë ndikuar në rritjen e borxhit publik. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, borxhi publik ka arritur vlerën prej 1.5 miliard euro.
Rritja e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 21.5 për qind (i cili ka arritur në 961.9 milionë euro), dhe rritjes së borxhit të jashtëm publik prej 28.6 për qind, duke arritur në 525.8 milionë euro.
Si përqindje e Bruto Produktit Vendor, borxhi publik arriti në 21.8 për qind nga 17.5 për qind, sa ishte në dhjetor të vitit 2019.
Në Ligjin për borxhet publike në Kosovë thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Produktit Vendor.
Borxhi i përgjithshëm përkufizohet si “tërësia e borxhit shtetëror dhe borxhit komunal, që merren në emër të institucioneve qendrore qeveritare, e që Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë”.
Ekonomia e Kosovës në nivelet e para pandemisë rikthehet më 2022
Rikthimi i ekonomisë në nivelet e para pandemisë edhe sipas Bankës Botërore kërkon vite. BB-ja në raportin e fundit të publikuar në muajin prill, vë në pah se ekonomia e Kosovës në nivelet e para pandemisë, rikthehet më 2022.
Rimëkëmbja, sipas Bankës Botërore, do të udhëhiqet nga një rritje e eksporteve dhe e konsumit, ndërkaq rritja ekonomike parashikohet të mbetet në mbi 4 për qind në periudhën afatmesme.
Por, sipas analizave që Aleanca Kosovare e Biznesit ka bërë gjatë kësaj kohe ekonomisë së Kosovës, thuhet se janë krijuar dëme të mëdha në ekonomi dhe se rimëkëmbja kërkon minimum tre vjet.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se e vetmja mënyrë për rimëkëmbje ekonomike është hyrja në borxhe publike, por që edhe për këtë, ai thekson se kërkohen projekte zhvillimore.
“Gjasat për t’u kthyer në ekonominë e vitit 2019 janë të vogla, me trendin që po shkon drejt rimëkëmbjes ekonomike. Ka mungesë të fondeve, mungesë të gatishmërisë së institucioneve shtetërore të Kosovës për të ndihmuar ekonominë. Nëse ky trend vazhdon, ekonomisë së Kosovës do t’i duhen edhe tre vjet që të kthehet në gjendjen e viti 2019”, thotë Shahini.
Viti 2019, i cili shënon vitin para pandemisë së coronavirusit, ishte përmbyllur me një rritje ekonomike prej 4.2 për qind, e cila vlerësohet se ka qenë e pamjaftueshme për të adresuar problemin e rreth 30 për qind të papunësisë në Kosovë.
Edhe Banka Qendrore e Kosovës, në raportin e fundit, vë në pah se goditja ekonomike e nxitur nga përhapja e pandemisë, ishte më e larta ndonjëherë në ekonominë e Kosovës.
Vlerësimet preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për rritjen mesatare të Bruto Produktit Vendor në vitin 2020, sugjerojnë për rënie prej 3.9 për qind.
Aktiviteti ekonomik, ndërkaq pritet të rikuperohet drejt niveleve të para krizës së pandemisë, përkatësisht me një rritje vjetore prej 4.3 për qind gjatë vitit 2021.
Por, këto pritje janë subjekt i pasigurive të mëdha të ndërlidhura me kohëzgjatjen e pandemisë dhe shkallën e masave kufizuese, programin e vaksinimit kundër COVID-19, aftësinë e sektorit privat për të përshtatur modelet e biznesit konform rrethanave të reja, e të tjera. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Zbritjet më të mëdha të vitit po vijnë në Dukagjini Bookstore – Black Friday që nuk duhet ta humbisni!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje