LAJMI I FUNDIT:

Çitaku viziton Bondsteel-in, merr mirënjohje nga komandanti Adams

Çitaku viziton Bondsteel-in, merr mirënjohje nga komandanti Adams

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka vizituar gjatë ditës së sotme kampin Bondsteel në Ferizaj, ku edhe mori mirënjohje nga komandanti Derek Adams.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Facebook.


“Në Kosovë, ushtarët amerikan janë në shtëpinë e  tyre.  Kalova një ditë të mrekullueshme në Bondsteel. Falënderova komandatin Derek L Adams për ftesën, mikpritjen dhe mirënjohjen”, shkruan Çitaku.

Po ashtu, ajo shtoi se është shumë krenare që pjestarë të FSK-së shërbejnë bashkë me ushtarët amerikan në misione ndërkomëbtare.

“Jam shumë krenare që sot pjesëtaret e FSK-së shërbejnë bashkë me ushtarët amerikan në misione ndërkombëtare. Pavarësisht rritës dhe zhvillimit të kapaciteteve tona vetanake, prezenca e vazhdueshme e ushtrisë amerikane në Kosovë është garancë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, shkruan ajo tutje. /Telegrafi/