LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Lluzhan të Podujevës, lëndohen dy persona

Aksident në Lluzhan të Podujevës, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Në këtë aksident të komunikacionit janë të përfshira dy automjete.


Ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/