Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, vazhdon të jetë i shtritë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Javë më parë ai ishte i infektuar me COVID-19, teksa vazhdon të ketë probleme të rënduara shëndetësore.
Prej ditësh, ai ndodhet në repartin e Pulmologjisë, teksa ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për t’i mbajtur të azhurnuar ndjekësit për gjendjen e tij.
Aktori shkruan se si nuk iu ofrohen kushtet e duhura pacientëve e mjekëve, duke theksuar faktin që vetëm pak ditë më parë, Kuvendi i Kosovës mori vendim për pagesën e rrymës për serbët në veri.
I njëjti në shkrimin e tij, ka potencuar se për sigurimin e ilaçeve, po merr ndihmë nga mërgimtarët jashtë vendit.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Ah kjo farë e fëlliqtë që s’me len rehat
Ne! Po pra ne!
Nji grimcë e këtij globi, pesë gishta vend, që kur u kall edhe zinxhiri i qenit lidhun n’qafën e tij t’zharitun, djem e burra, çika e pleq morën pushkët me mbrojt pragun!
Por kjo s’mjaftoi.
Atdheut i duel flaka e nji popull u ba ushtri çlirimtare me i dalë zot kësaj trohë Kosove!
– E lash djalin tre muejësh, ndërhynë infermierja, deri sa mundohet me ma gjetë venën për infuzion, e dola n’mal m’ua lidhë plagët luftëtarve, e besom n’Zot se kushtet i pata ma t’mira se këtu!
Hej, nji kapshatë bukë duhet me hangër koridoreve tue vrapua dhomave poshtë-naltë! Marre bre për kët shtet!
S’po flas sa paguhem jo, por për nji dhomë me hangër kapshatën e bukës, se edhe qeni e ka nji kotec!
Thot infermierja e unë e harroj gjylpanën që shpon, se zemra m’dhembë për këta njerëz që shpëtojnë jetë, pa kushte pa përkujdesje institucionale!
Eh, ofshajë dhe i kthem prap luftës! Edhe zemrat tona ishin pak, se shumë ishin ata, e çfarosja rrinte n’prag.
Atëherë nji bote u zbraz mbi hijenat që morën ikën tue i çua tre gishta turpi përpjetë, e bishtin tue mëshef nër shalë!
Thamë; u ba bota me ne e ne pjesë e tyne u bamë!
Sa lumtuni për ata që mbetën gjallë e sa krenari për dëshmorët e atdheut që menduen se s’harrohet gjaku i tyne!
Por, sikur s’mjaftoi as kjo.
Menduem se me kaq përfundoi gjithëçka e liria u gozhdua n’rrajën e trungut kosovarë, e tash binë vet e lulëzon gjithçka, edhe pa djersën tonë, e s’i ra kujt ndërmend se rraja thahet (e liria venitët) po që se nuk pikon djersa jonë n’bimën e porsa mbjellune!
Fluturuem mbas shkëlqimit e sytë shumëkujt iu vërbuen e s’ditën me u ndalë, por mbetën shtegtarë t’përjetshëm mbas lakmisë e cila i lidhi për fytit, e sot e atë ditë harruen se gjaku i dëshmorëve ishte derdhë për lulet e lirisë, jo për ujën e tyne, jo për cullakhanet me kudra hoteleve para se t’prangosën e t’kukasin!
Po pra ne!
Ne, populli themeltarë i ushtrisë, ne mbetëm prap të dera, e ata që i trashën qafat e kuletat, ata që shkuen e erdhën, thanë jemi UÇK, e mos folni keq për neve e shkronjat tona, se iu shpallim tradhëtarë!
Popullit t’vet i thotë e përtej Ibrit ua paguen rrymën e ujin që 10 vjet vrasësve t’vet!
Hapu tokë!
Thanë, dhe nisën me i luejtë edhe gurët e trollit e me gropua e me rrua e me vjedhë çka s’vjedhet: Atdheun e vet!
U banë të dishëm e vunë, kush gisht kush firmë, e thanë kjo asht e imja kjo e atij e kjo stërnishtë për vrastarin tonë!
E dhimbshme deri n’palcë?!
U hipën reve t‘bardha e fluturuen n’pakthim, tue na lanë n’mjerimin e tyne e thanë pritni deri sa t’kthehemi!
Por, kur nisën përrojet me gurgullua e bletët me mbledhë nektarë, ata u trazuen. Na iku mjalti thanë, na mbetën kosherët zbrazët e filluen me ulëritë! U kapën n’rrajët e hajnisë e nisën me zbritë të brini i kaut të zi! U tmeruen kur e panë se djersa ishte ba kripë guri e dolën n’foltore e deshtën me luftua me gra!
Trimat e pasluftës thanë jemi, se ata t’luftës i kemi çua n’pushim deri t’kthjellemi ne, e ne nuk kthjellemi pa na pëlcitë gjaku n’vesh, si deleve kur u trashët.
Jo, gabim thashë, si mua që m’asht rritë D-dimeri n’5000!
Unë i smuti iu shkruej, (n’vend se ata për t’cilët bana art 50 vjet me m’ngushëllua), ju shkruej jo për veti, se jam i moçëm, por për juve që doni me hangër Kosovën e n’fund edhe vetën, e trima jeni ba tash kur s’keni me kend me luftua, pos me Sarandën e Donikën, (se dorën n’zemër edhe n’luftë ishit mbas gardhit, se do tjerë për juve derdhën gjak)!
Vjosës s’po guxoni ma me iu gërdhuzë, se aty rrufe çkrep Kosova, e i keni gjetë do t’përsekutueme e t’dhunueme nga vrasësi i juej e i joni, e po iu shisni trimni tue iu thanë: Hajde, dil jasht t’kallxoj!
Ah more rodi i fëlliqt po kush t’la n’Dardani me lëshua shtatin e kopil n’Parlament mu ba!
P.S
Mërgimtarët nga Amerika e Evropa po mi blejnë ilaçet! Kaq që ta dini nëse harroj me iu kallxua!
Nga spitali, 08.05.2021″, ka shkruar Lajçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A