Pse njerëzit e famshëm janë më të prirur për të përjetuar gjendje ankthi të rënduar?
Vitet e fundit, pothuajse çdo javë shkruajmë lajme për personazhe të famshëm, të cilët përjetojnë ankth dhe depresion. Së fundmi ka folur Kendall Jenner, e cila ka rrëfyer vuajtjen e saj nga ankthi
Shpeshherë çuditemi dhe pyesim: ‘Si mundet dikush që bën një jetë kaq të përsosur, pa probleme, që është kaq i dëshiruar nga njerëzit, të përjetojë ankth apo të mendojë vetëvrasjen?!’
Por kur jetesa dhe reputacioni varen shumë nga performanca, mijëra fansa presin për ju në çdo sekondë, kur mungon maksimalisht jeta private, është normale që ndjenja e ankthit të kthehet në problematike, pra edhe nëse jeni një nga njerëzit më të njohur dhe më të dëshirueshëm në planet.
Ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik, para disa kohësh anuloi një koncert në Dubai gjatë fundjavës, duke përmendur “ankthin e tij ekstrem” për të performuar.
Camila Cabello e Fifth Harmony u largua nga skena më herët gjatë koncertit të grupit amerikan në St Louis, duke thënë se kishte shumë ankth.
Sulmet e panikut bënë që Selena Gomez të njoftojë se po bënte një pushim në karrierë për shkak të depresionit dhe ankthit, ndërsa Bruce Springsteen ka shkruar në autobiografinë e tij se depresioni e la atë të dërrmuar.
Pra, a kanë arritur nivelet më të larta të ankthit, apo thjesht janë të famshmit më të gatshëm të jenë të hapur për këtë temë, sesa mund të jemi ne?
Tom Chaplin tha për BBC: “Shpresoj që më shumë njerëz të jenë në gjendje të flasin për këtë.”
“Unë gjithashtu mendoj se ka një presion të madh mbi njerëzit në jetën moderne, me idenë që ne duhet të paraqesim këtë pamje perfekte të vetvetes, duke hequr diçka nga vërtetësia e të qenit një qënie njerëzore”
‘E pabesueshme e zakonshme’
Nicky Lidbetter, shefja ekzekutive e Anxiety UK, thotë se njerëzit e profilit të lartë që flasin për shëndetin e tyre mendor janë shumë të dobishëm sepse i bëjnë njerëzit e thjeshtë të flasin”.
“Njerëzit e famshëm duke folur për këtë, vendosin një emër në një gjendje me të cilën dikush mund të ketë jetuar me të për shumë kohë, por nuk e dinte se ishte një gjendje e njohur mjekësore,” thotë ajo.
Muzikantët duket se janë veçanërisht të rrezikuar të pësojnë sulme paniku, duke pasur parasysh presionin që ata shpesh ndiejnë për të dhënë një performancë perfekte.
Promovuesi i koncertit Harvey Goldsmith thotë se: “Kur artistët po performojnë shfaqje të mëdha dhe publiku irritohet sepse ka vonesa, ndodh sepse ata po kalojnë gjendjen e panikut para se të dalin në skenë, shkruan Class.
Lidbetter thotë se është e mundur për të kapërcyer ankthin me rrjetin dhe teknikat e duhura të mbështetjes.
“Ne besojmë fuqimisht, dhe vërtet provat tregojnë se njerëzit mund të shërohen nga çrregullimi i ankthit shumë kompleks dhe i rëndë”, – thotë ajo.
“Sigurisht, rikuperimi juaj është më i vështirë nëse jeni në vëmendjen e publikut sepse ekziston ai presion për të kryer dhe për t’iu rikthyer asaj që keni bërë, por unë mendoj se ajo që ne do të rekomandonim është që njerëzit t’i marrin gjërat me hapa të vegjël.”
Pas perfeksionit të personazheve të famshëm, të cilët e shfaqin në rrjete sociale, duhet të kuptojmë dhe anën tjetër të medaljes, që do të thotë se asgjë nuk funksionon në mënyrë të përsosur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri