LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe një delegacion i LDK-së flasin për kërkesat e prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe një delegacion i LDK-së flasin për kërkesat e prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës priti sot në një takim pune delegacionin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të përfaqësuar nga Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Fatlume Jaha dhe Fisnik Osmani.

Në njoftim thuhet se qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi gjendjen e sektorit të prodhimit gjatë pandemisë COVID-19, por edhe për bashkëpunimin e mundshëm dhe përkrahjen e iniciativave të cilat kanë synim fuqizimin e këtij sektori.

Gjatë takimit Berat Mustafa, Kryetari i Klubit të Prodhuesve shprehu gatishmërinë që Klubi i Prodhuesve të vazhdoj të jetë bashkëpunues me të gjitha grupet parlamentare. Por, edhe diskutoi më hollësisht për kërkesat konkrete që kanë prodhuesit, për problemet dhe sfidat dhe tejkalimin e tyre.


Përfaqësuesit e LDK-së thanë që si parti e djathtë do të vazhdojnë të jenë pro biznesit dhe t’ju qëndrojnë afër të gjithë prodhuesve, si dhe të bashkëpunojnë për kërkesat. /Telegrafi/