LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përkujton 23 vjetorin e rënies së Bahri Fazliut: Njeri i pushkës dhe i penës

Haradinaj përkujton 23 vjetorin e rënies së Bahri Fazliut: Njeri i pushkës dhe i penës
Foto: Ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka përkujtuar 23 vjetorin e rënies së heroit, Bahri Fazliu.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Bahri Fazliu ka qenë njeri i pushkës dhe i penës.


Sipas tij, Bahri Fazliu, njëzetetre vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.

“Njeri i pushkës dhe i penës, trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim. Bahri Fazliu, njëzetetre vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të. Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, grumbulloi djemtë më të pastër që kam njohur, me ideale të larta kombëtare, si gjatë përpjekjeve për liri, si në periudhën e ndërtimit të vendit. Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori