Nga: Ledi Shamku-Shkreli
Duke shetit nëpër lulishtet e FB-së, befas më ze syu këtë postim të mikut tim Niko Kotherja, të cilin e falenderoj për ndamjet bujare.
Është një tekst liturgjik gatitë siç vihet re prej meshtarit A. Ferrari dhe “siellun shkyp” prej dom Ndre Logorecit, te shqipja e të cilit po ndalem. E madje veç te një fjalë.
Më ra në sy nëntitulli “Daa n’kater ōrt”, pra ndarë në katër… çfarë? Ç’është kjo fjalë që s’e kam hasë kurrë? Dij se “Urdhëni” në shqipen e vjetër del me “O”, pra “Ordhën”… a thua “ōrt” të jetë një variant i “ordhën”? Si larg me duket..
Përderisa shkruhet me “o” të gjatë, del se forma e rregullt e kësaj fjalë është “Ortë/Orta”. Ç’është ORTË?
Hap fjalorin dhe e gjej:
Ortë f. vjet.
Grup njerëzish të një moshe, të një mjeshtërie ose të një shkalle nëpunësie; kategori. Ortë e madhe. Orta e tregtarëve (e nëpunësve të lartë).
S’i gjendet orta dikujt a diçkaje nuk i gjendet shoku dikujt; nuk gjendet diçka tjetër si ajo, s’i gjendet shoku a shoqja.
Fjalori ndalon këtu, por sakaq i ka ndezur “urët”.
Pra, ortë qenka grupi i ngritur sipas një tipologjie tiparesh të përbashkëta. Çka na lejon të mendojmë së këndejmi foljen “me ortu” – pra me grupu sipas ngjashmërisë themeltare. E madje nga folja “me ortu” mundemi me mendu për emrin abstrakt prejfoljor “Ortim”. Pikërisht ky emër abstrakt ka thuajse të gjithë fushën semantike që në ligjërimin e sot shqip e mban (prej zorit) forestierizmi “asocim”. Asocim idesh a personash është tekembrama të grupuarit e ideve a personave sipas një ngjashmërie themeltare.
Nuk jam puriste e as nuk kam shtysën me qenë. Pranoj në paqe çdo fjalë që gjuha ime as ma jep e as nuk mundet të ma japë. Por dij edhe se shqipja ka nevojë ta rimëkëmbë leksikun e shenjuesve të abstragimit. E nëse në këtë rimëkëmbje mundemi me ringjallë shenjues tanët të fjetur të cilët sot nëpër fjalorë klaaifikohen si “vjet”, pra të vjetëruar.
“Orta” dhe gjithë çerdhja e derivateve të saj besoj se mund t’i vlejë kësaj rimëkëmbjeje. Tekembrama sekujt nga ne i ndodh çdo ditë një ortim idesh apo ortim ndodhish.
Pas këtij syzimi, a nuk ju rri edhe ju ca ngushtë fjala “asocim”? Edhe “shoqërizim” poashtu kërcet paksa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Një replikë për “historianët” e akshamit
Morali dhe intelektuali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite