LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin
Foto: AIM

Rasti me furnizimin e softuerit nga ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, përmes kompanisë së tij Inkova grup nuk është lënda e vetme që Antikorrupsioni e ka hapur për të. Rashkovski përveç këtij furnizimi, ka fituar edhe tender shtesë për pajisjet e softuerit në vlerë prej rreth 300 mijë eurove.

“Për ata që janë të lidhur me vetë lëndën, kamerat, APN kamerat, disa mbajtës pajisjesh, kabina mobile. Ka më shumë prokurime publike me të cilat vlera e mjeteve që janë shpenzuar për ato marrëveshja është e lartë, mendoj se bëhet fjalë për diku rreth 18 milion denarë”, tha Katica Nikollovska nga Antikorrupsioni.

Prokuroria publike tashmë ka hapur procedurë, ndërsa nga Antikorrupsioni thonë se edhe ata nuk do të heqin dorë nga lënda, por do ta udhëheqin së bashku.


“U dakorduam që gjithçka që kemi si lajmërim dhe shkresë, tua dorëzojmë atyre, ata do të vazhdojnë për shkak se megjithatë kompetencat e tyre janë shumë më të mëdha se tonat. Në fund të ditës gjithçka që ne kemi vërtetuar dhe dëshmojmë, e dorëzojmë përsëri deri te ata për rishqyrtim dhe sigurim shtesë të provave”, shtoi Katica Nikollovska nga Antikorrupsioni.

Për momentin Rashkovski është në paraburgim në burgun e Shutkës, për furnizimin e softuerit për shkelje në trafik që MPB asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar. Për këtë softuer kompania e Rashkovskit ka fituar 81 mijë euro. Nga MPB atëherë pohonin se as që e kanë ditur se është blerë softueri, a as që planifikojnë ta shfrytëzojnë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori