LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në një market në Prishtinë

Grabitje në një market në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur në një market në lagjen “Mati 1” në Prishtinë sonte rreth orës 20:30.

Dy persona dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë grabitje, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Ajo po ashtu shtoi se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Ndërkaq, pas grabitjes, pronari i marketit ka thënë se iu janë marrë 800 euro. /Telegrafi/