LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Të gjitha vaksinat janë të sigurta, nuk mund të zgjedhim

Filipçe: Të gjitha vaksinat janë të sigurta, nuk mund të zgjedhim

Edhe pse në Maqedoninë e Veriut ka vaksina nga prodhues të ndryshëm, qytetarët megjithatë nuk do të kenë mundësi të zgjedhin se me cilën vaksinë do të vaksinohen. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotëm nuk ka nevojë të zgjedhin qytetarët për vaksina për shkak se të gjitha janë të sigurta.

“Sa i përket llojit të vaksinës, në momentalisht nuk lejojmë përzgjedhjen e vaksinës. Nuk ka mundësi, por realisht nuk ka nevojë për këtë. Qytetarët që kanë aplikuar marrin atë vaksinë që është në dispozicion për momentin”, tha Filipçe.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, ndëra qytetarët përmes e-mailit ose mesazhit në telefon do të njoftohen për kohën dhe pikën vaksinale se ku do të paraqiten për vaksinim.


Ndryshe, deri më 2 maj me Pfizer vaksinë janë vaksinuar 19.858 persona (15.933 me dozën e parë dhe 3.925 me dozën e dytë, me Sputnik 34.177 persona (22.768 me dozën e parë dhe 11.409 me dozën e dytë), me AstraZeneca 21.949 dhe me Sinofarm 953 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori