Instagramit i është kërkuar nga drejtuesit e shëndetësisë që të kapin disa llogari të cilat po promovojnë “një shtesë të rrezikshme të palicencuar, e cila iu reklamohet njerëzve si produkt për të arritur linjat e Kim Kardashianit”.
Dokumentari i BBC-së i titulluar “Dangerous Curves: Get Thicc, Get Sick?” zbuloi kohët e fundit se substanca e quajtur Apetamin po reklamohet nga influencuesit e rrjeteve sociale si një mënyrë për të zhvilluar një formë ekstreme të të pasmëve.
Droga përmban ciproheptadinë, një antihistaminë që stimulon oreksin dhe çon në shtim në peshë. Sidoqoftë, efektet anësore përfshijnë lodhje, verdhëz dhe dështim të mëlçisë, shkruan DailyMail.
Tani zyrtarë të lartë të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar) i kanë shkruar kreut të Instagramit, Adam Mosseri, që faqja e internetit të mbyllë llogaritë që rekomandojnë ose përpiqen të shesin këtë ilaç.
Letra është nënshkruar nga drejtoresha kombëtare e shëndetit mendor të NHS-së në Angli, Claire Murdoch dhe drejtori kombëtar mjekësor, Profesor Stephen Powis, së bashku me Kitty Wallace të Fondacionit të Çrregullimit Dysmorphic të Trupit.
Ai tha se ilaçi mund të shkaktojë ‘dëm serioz’, duke shtuar: “Ne jemi të shqetësuar për ndikimet në shëndetin fizik dhe mendor të promovimit të këtij ilaçi dhe ju nxisim me forcë të demonstroni një detyrë të kujdesit për klientët tuaj, dhe të largoheni nga kjo përmbajtje e rrezikshme”.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor kishte bërë të qartë se Apetamin është një ‘ilaç i paautorizuar i cili nuk duhet të shitet, furnizohet ose reklamohet pa licencë’. Por një kërkim i shpejtë në internet zbulon dhjetëra profile që ende reklamojnë produktin për miliona përdorues potencialisht – pavarësisht se shumë prej tyre janë raportuar.
Drejtuesit e NHS-së po kërkojnë një azhurnim urgjent se çfarë veprimi po ndërmerr Instagrami për të mbyllur llogari të tilla dhe për konfirmimin se çdo përmbajtje që shet ose promovon Apetamin do të hiqet.
Një zëdhënës i Facebook-ut, i cili zotëron Instagram, tha: “Mirëqenia e komunitetit tonë është përparësia jonë kryesore dhe blerja dhe shitja e barnave jo-mjekësore ose me recetë është rreptësisht në kundërshtim me politikat tona. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me zbatimin e ligjit dhe të rinjtë, për të ndihmuar në mbajtjen e shitjeve të ilaçeve të çdo lloji jashtë Instagramit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drenusha Latifi flet për përkrahjen e madhe pas eliminimit: Më kanë shkruar gra e burra, nuk e kam pritur
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Christina Aguilera mahnit me pamjen e saj në Joy Awards, ndërkohë që thashethemet për Ozempic vazhdojnë
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
"I është kthyer ish-të dashurës", Xheneta në hall për Gjestin
Rezi flet për Gjestin me rikthimin në Big Brother Kosova, por nuk i lejohet të japë informacione për të
Ish-banorja i kërkoi që ta linte shtëpinë ose do të ngre padi kundër tij - G Bani befasoi me vendimin
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet