Sëmundja e demencës është një ndër më të përhapurat në të gjithë globin. Prek trurin dhe dëmton kujtesën, duke ndikuar në kthjelltësinë e tij dhe jetën e përditshme.
Sipas mjekëve një person me demencë përjeton një lloj “plakje të trurit”. Sot në botë numërohen rreth 50 milion njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje – shkruan AgroWeb.
Ndërsa rreth 10 milionë raste të reja zbulohen çdo vit. Nisur nga kjo përhapje e madhe Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar një listë me gjëra që mund të bëni për ta parandaluar.
Parandalimi i rrezikut
Ekspertët, thonë se ka disa mënyra specifike se si mund të parandalohen sëmundjet e kujtesës si demenca apo Alzhaimeri. Sipas mjekëve këto mënyra janë të lidhura ngushtë me zgjedhjet që njerëzit bëjnë në jetën e përditshme. Një jetesë e shëndetshme duke filluar që nga ushqimi e deri tek aktiviteti fizik janë thelbësore në uljen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundje. Më poshtë në këtë shkrim do të gjeni të specifikuar rrugën e duhur që duhet të ndiqni për të mbrojtur shëndetin e trurit tuaj.
Çfarë duhet të konsumoni
Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar luan një rol kyç në parandalimin e shumë sëmundjeve. Duke filluar që nga diabeti, sëmundjet e zemrës apo sëmundjet kancerogjene mund të evitohen nga ushqyerja e shëndetshme. Vlerat e të ushqyerit saktë dhe shëndetshëm ndikojnë dhe ndihmojnë edhe shëndetin e mirë të trurit. Ekspertët rekomandojnë çdo ushqim që është i mirë për zemrën ka efekt të njëjtë edhe në tru. Ndër dietat më me vlera është edhe dieta Mesdhetare e cila është e pasur në perime, bulmet, vaj ulliri, peshk dhe mish të bardhë. Kjo dietë përmban vitamina dhe minerale të shumta që njihen si parandaluese të problemeve neurologjike dhe përmirësimit të tyre. Për shkak se nuk përmban shumë yndyra të këqija, është e pasur me omega – 3, acide yndyrore të shëndetshme dhe antioksidantë.
Ushtrimet fizike
Ekspertët thonë ushtrohuni rregullisht. Aktiviteti fizik do të përmirësojë shëndetin e trurit tuaj ndjeshëm edhe me kalimin e moshës. Një studim i vitit 2009 nga Trusted Souce, tregoi se personat që ushtrohen rregullisht kanë më pak probleme kognitive. Këtu përfshihet reduktimi i problemeve që vijnë nga lloje të demencës ku bën pjesë edhe Alzhaimeri. Mjekët rekomandojnë një regjim gradual e të shëndetshëm edhe në stërvitje duke e filluar me ecje të lehta. Ndër vite ky aktivitet fizik mund të evoluojë teksa ju ndiheni më të fortë dhe më të gatshëm për ta përballuar.
Duhani një kërcënim
Sipas Trustet Source duhani rrit rrezikun e shfaqjes së demencës. Veçanërisht tek personat e moshuar mbi të 60-t ky rrezik bëhet konkret nëse e ushqeni trupin me nikotinë. Mjekët në këtë pikë rekomandojnë të hiqni dorë sa më shpejt nga duhani pasi efektet e tij në tru dhe në organizëm janë të pariparueshme.
Jini sa më social
Ndonëse nuk ka ndonjë studim të qartë për këtë mjekët rekomandojnë që të jeni sa më social gjatë përditshmërisë tuaj. Izolimi social mund të sjellë sëmundje si depresioni, ankthi dhe dëmtime të trurit si pasojë e prekjes nga demenca. Nëse mbani kontakte të vazhdueshme me njerëz gjatë ditës sistemi juaj nervor do të jetë më i shëndetshëm. Këtë stil jetese mund ta bëni tuajin duke filluar nga që nga sot. Në këtë mënyrë truri juaj do të funksionojë sa më mirë dhe do të rigjenerojë vetveten.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri