LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në Prishtinë për shkak të një prone

Rrahje masive në Prishtinë për shkak të një prone
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrahjes masive në Prishtinë për shkak të një prone.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 12:40 në Prishtinë.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në lidhje me një pronë janë përfshirë në rrahje. Të gjithë të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.


Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa, një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/