LAJMI I FUNDIT:

Mehmet Selaci jep dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes

Mehmet Selaci jep dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes

Mehmet Selaci, i cili ishte anëtar dhe aktivist për rreth 16 vite në Lëvizjen Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selaci përmes një postimi në Facebook.

“Sot, pas një rrugëtimi të gjatë, gati 16 vjet (që nga mosha 17 vjeçare), kam vendosur që t’i pushoj të gjitha aktivitetet e mia politike. Nga nesër, më nuk do ta ushtroj pozitën e anëtarit të Këshillit të Përgjitshëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe asnjë detyrë tjetër në këtë subjekt. Tani e tutje, dëshiroj kohën time ta ndaj më tepër me familje. U jam deri në qiell mirënjohës, të nderuar qytetarë, që në të gjitha garat elektorale që kam garuar, me nxorrët fitimtar, duke me nderuar jashtë mase”, tha ai.


Më tej shkroi se nga tani e tutje do të jetë më i përkushtuar në jetën familjare, duke e theksuar si arsye të kësaj dorëheqje.

“Gjatë kësaj kohe kam kryer detyra e ushtruar funksione të ndryshme, ku jam munduar që të jap maksimumin tim, për të mirën e përgjithshme, duke e neglizhuar shpeshherë familjen e anashkaluar veten”.

Sipas tij, tendenca për të qëndruar gjithmonë në parime, në shumë raste nuk është pëlqyer nga shumë njerëz që e rrethonin.

“Sot jam krenar për rrugtëmin tim në politikë, për angazhimin tim për një vend më të mirë. Unë do të vazhdoj të mbetëm anëtar i thjeshtë i Lëvzjes VETËVENDOSJE!, në të cilën dhe me të clën u rrita, por asnjëherë nuk do të qendroj i verbër e i heshtur në rast të shkeljës së parimeve dhe zotimeve tona. Uroj që të mos shndërroheni në zhgënjim për qytetarët, por në motiv për qëndrim në atdhe”, deklaroi ai.

“Vendimi im vlen për një kohë të pacaktuar, poashtu dëshiroj që ky vendim të mos keqinterpretohet nga persona dhe media dashakeqe, për propagandat e qëllimet e ndyta të tyre”, u shpreh në fund, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori