Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Turizmit në Ulqin. Në ditën hapjen e sezonit veror në këtë vend, Kosova dhe Mali i Zi po synojnë që të ndajnë përvojat dhe kapacitetet bashkërisht.
Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga ka theksuar se nga sot është bërë hapja e sezonit veror në Ulqin.
“E cila mendoj se do të rezultojë së shpejti edhe me frytet konkrete. Jam i sigurt qe institucionet e jona hotelerike, gastronomike dhe të turizmit në përgjithësi dhe Ulqini si destinacion në përgjithësi është i gatshëm dhe gjithmonë ka shprehur dëshirën që të jetë në kontakt me Kosovën… Ky nënshkrim do të jetë një urë gur i mirë dhe në shtator do të shënojmë rezultatet për sezonin në Ulqin”, theksoi ai.
E kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva tha se kjo marrëveshje do të ketë të mira për të dyja vendet, marrë parasysh se rastësisë edhe me hapjen e sezonit.
“Shpresoj që do të dërgohet një mesazh që Ulqini ju pret, Ulqini i pret të gjithë. Prandaj kjo është një marrëveshje edhe më e madhe se sa vëllazërore… Të gjitha përvojat do të shkëmbehen mes veti dhe ndihma reciproke mes neve”, shtoi ai.
Sonte në Ulqin, do të mbahet festivali tradicional “Maj Fest”.
Ndërsa Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Turizmit në Ulqin qytetarët e Kosovës vazhdojnë të paguajnë nga 15 euro taksë në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi, për të hyrë në këtë shtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'