LAJMI I FUNDIT:

Truku i kopshtarëve me përvojë: Rikuperoni bimët dhe mbroni ato nga dëmtuesit me ndihmën e uthullës!

Truku i kopshtarëve me përvojë: Rikuperoni bimët dhe mbroni ato nga dëmtuesit me ndihmën e uthullës!

Një kopshtar me përvojë ndau një recetë për një insekticid të bërë në shtëpi, dhe përbërësi kryesor në këtë zgjidhje të fuqishme është uthulla

Shumica e njerëzve përdorin uthull në kuzhinë, madje as nuk e kuptojnë se mund të jetë një zgjidhje e përsosur për mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit.


Përveç kësaj, mund të ndihmojë në rikuperimin e bimëve që kanë filluar të vyshken, transmeton Telegrafi.

Të vetmet gjëra që ju nevojiten janë:

▪ uthulla,
▪ kripa dhe
▪ uji.

Përgatitja:

Përzieni një lugë gjelle uthull me një lugë gjelle kripë dhe katër litra ujë të ngrohtë dhe spërkatni bimët e kopshtit me këtë tretësirë. Në këtë mënyrë ju i mbroni ato nga dëmtuesit.

Përsëriteni procedurën një herë në javë.

Mbrojtja e bimëve nga milingonat

Milingonat nuk e durojnë erën e uthullës, kështu që do të jetë e mjaftueshme për të spërkatur dheun me një përzierje të uthullës dhe ujit dy deri në tre herë në javë.

Zgjatni afatin e ruajtjes së luleve të prera

Hidhni një lugë gjelle uthull dhe një lugë sheqer në një vazo me ujë. Në këtë mënyrë, lulet tuaja do të qëndrojnë ende të freskëta, të bukura dhe do të zgjasin shumë më gjatë. /Telegrafi/